I riu me nevoja të veçanta voton për herë të parë

Kosova

I riu me nevoja të veçanta voton për herë të parë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:03
Fitimi

Sot në mbarë Kosovën po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në të cilat qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe institucione.

Në qytetin e Istogut, ekipi i T7 ka intervistuar një person me nevoja të veçanta (Down Syndrome) i cili ka dalë për të votuar.

Ai ka votuar sot për herë të parë ndërkaq ka treguar se ka shkuar vetë për ta kryer obligimin e tij qytetar.

“Është hera e parë, kam ardhë vetë”, ka thënë Fitimi.

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në gjithë Kosovën janë hapur 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat