Emrat e të vdekurve figurojnë në lista zgjedhore në Skënderaj

Kosova

Emrat e të vdekurve figurojnë në lista zgjedhore në Skënderaj

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Emrat e të vdekurve po vazhdojnë që të figurojnë në listat zgjedhore në Skënderaj.

Kryesuesi i vendvotimit në Skenderaj, Hajdar Beka, ka thënë se kanë hasur në emra të të vdekurve në lista.

“Edhe në Skënderaj janë evidentuar raste me emra të të vdekurve në lista”, ka thënë ai.

Ndryshe, një rast i tillë është raportuar edhe në Prishtinë. Një person ka raportuar se e ka parë emrin e djalit të tij të vdekur në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat