S’e gjen emrin në listë: 18 vjeçarja voton me kusht, ankohet i ati

Kosova

S’e gjen emrin në listë: 18 vjeçarja voton me kusht, ankohet i ati

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 11:23
Muhamet Ramadani

Një vajzë 18 vjeçe nuk e ka gjetur emrin e saj në listën e KQZ-së, kur ka shkruar për të votuar.

Babai i saj, Muhamet Ramadani, ka thënë se vajza e tij ka mbushur 18 vjet verën që shkoi.

Pas telashes me të cilën është përballë, ai ka thënë se e bija e tij ka votuar me kusht, sipas udhëzimit të zyrtarëve nga KQZ.

“Erdhëm si gjithë, cikën e solla për herë të parë, nuk është në listë, letërnjoftim ka. Kontaktuam KQZ na thanë se duhet të votohet me kusht. Kësaj vere, letërnjoftimin e ka marrë. Nuk figuron në listën e KQZ-së”, ka thënë Ramadani..

“Janë parregullsi, pse mos të jetë e regjistruar vajza. Pse të votoj me kusht kur është në rregull si qytetar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat