Mitrovicasit për ndryshime dhe jetë më të mirë për ta

Kosova

Mitrovicasit për ndryshime dhe jetë më të mirë për ta

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Derisa kanë mbetur edhe tre orë deri në mbyllje të qendrave të votimit, rreth 20 përqind e qytetarëve të Mitrovicës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Ata u shprehën optimistë për një jetë më të mirë, si dhe ndryshime nga këto zgjedhje.

 Arton Xhemajli, qytetar, tha se ka nevojë për ndryshime në fusha të ndryshme.

Xhemajli: Presim shumë ndryshime

 “Presim ndryshime në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, sepse besoj që ka nevojë për një ndryshim në këto shtylla të shtetit”, ka thënë Xhemajli.

 Enver Selani, një qytetar tjetër, u shpreh se nga këto zgjedhje pret përparim e punësim.

Selani: Pres punësim

 “Pres diçka më mirë, përparim, punësim”, tha ai.

Edhe Shemsedin Hoti, theksoi se pret njëjtë më të mirë pas zgjedhjeve. Sipas tij, qytetarët duhet të dalin në numër sa më të madh për të votuar, ndërsa siç u shpreh ai, le të fitojë më i miri.

 Hoti: Të fitojë më i miri

“Nga këto zgjedhje pres që njerëzit në mënyrë më masive me dalë, dhe me fitu më i miri”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat