Edhe në komunën e Gjakovës procesi zgjedhor po kalon pa probleme

Kosova

Edhe në komunën e Gjakovës procesi zgjedhor po kalon pa probleme

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Proces i rregullt dhe i mirëfilltë zgjedhor është duke u zhvilluar edhe në komunën e Gjakovës.

Sipas prokurores e cila po vëzhgon procesin në këtë komunë, Mona Sylaj, procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë problem në përjashtim të një rasti.

Rasti në fjalë ka të bëjë me konfrontimin e dy komisionarëve të subjekteve të ndryshme, por Sylaj nuk ka dhënë më shumë detaje.

Sylaj: Konfrontohen dy komisionarë, nisin hetimet

“Kemi parë rastin, kemi ndërhyrë, e dimë se si ka ndodhur dhe hetuesit i kemi obliguar që ata të merren me rastin, duke i intervistuar personat dhe pastaj do të japim një intervistë në detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur aty. Ka ndodhur një rast. Është hapur rasti, kështu që vazhdojnë hetimet më tutje”, u shpreh Sylaj.

Ndërsa menaxheri i Qendrës së votimit në shkollën e Skivijanit, Shefqet Dina  duke folur për ecurinë e procesit, u shpreh se procesi zgjedhor në këtë qendër është duke shkuar në rregull dhe se votuesit janë treguar korrekt sa i përket këtij procesi zgjedhor.

Dina: Deri në orën 11.00 kanë votuar 231 qytetarë

“Në ora 7 ka filluar gjithçka , raportimi është bërë edhe në “KZK” se në ora shtatë në katër vendvotime gjithçka ka filluar në rregull, 3 vendvotime i kemi të rregullta, e katërta është e dyfishtë, po i referohem statistikave të orës 11, deri në orën 11 kanë votuar 231 votues, totali është 3334”, deklaroi Dina.

Ndërsa qytetarët të cilët e shfrytëzuan të drejtën për të votuar, shprehen se presin ndryshime pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Qytetari 1: Migrimi i të rinjve - fatkeqësia më e madhe, pres që kjo të ndalet

“Organizimi ishte i mirë, mjaft i mirë ishte, problem nuk pat rreth votimeve, çdo gjë ishte në rregull. Çka pres? Është pak më vështirë me thënë meqenëse të rinjtë janë të zhgënjyer. Migrimi i të rinjve është fatkeqësia më e madhe. Pres që kjo të ndalet”, u shpreh ai

Po ashtu proces i rregull është duke u zhvilluar edhe në Qendrën e vendvotimit në shkollën “Mustafa Bakia”.

Menaxherja e kësaj qendre, Zana Kurtishi-Rudi, u shpreh se procesi zgjedhor është duke shkuar pa probleme.

Ndërsa qytetarët të cilët shfrytëzuan të drejtën për të votuar në këtë qendër ftuan edhe qytetarët e tjerë që të shfrytëzojnë  këtë të drejtë pasi që sipas tyre përmes votës duhet të dëgjohet zëri i tyre.

Qytetari 2: Presim më mirë pas këtyre zgjedhjeve

“Përgjithësi, shumë mire. Kush e meriton, shpresoj gjithmonë mendimet i kemi për ata që i kemi dhënë votën. Presim çdo të mirë, mendojmë për ndryshime”, u shpreh ky qytetar.

Të drejtën për të votuar e shfrytëzojë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se vota e lirë është e drejtë e secilit qytetar.

Gjini: Të fitojnë ata që e kanë mbështetjen popullore

“Është jashtëzakonisht me rendësi, në demokraci që qytetarët të votojnë, që ta shprehin vullnetin e vet në fund të fundit kjo është arsyeja që i mbajmë zgjedhjet, që në fund të ditës të fitojnë njerëzit që e kanë mbështetjen popullore”, tha ai.

Sikurse të gjitha qendrat e votimit edhe qendrat e votimit në komunën e Gjakovës do të mbyllen në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat