Gjatë kësaj jave do te mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell

Kosova

Gjatë kësaj jave do te mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 06:56
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së enjte nuk do të jenë stabile, kjo si pasojë e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, duke krijuar kushte për mot me vranësira të dendura dhe kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të luhaten ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës priten të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-12 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat