Këta janë deputetët e LDK-së nga Podujeva që do të jenë pjesë e Kuvendit

Kosova

Këta janë deputetët e LDK-së nga Podujeva që do të jenë pjesë e Kuvendit

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon ende. Indeksonline mëson se dy deputetë të LDK-së nga Podujeva kanë siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re.

Këta dy deputetë janë, Dr. Ekrem Hyseni i cili ka siguruar rreth 8 mijë vota si dhe Fidan Rekaliu gjithashtu ka siguruar vota të mjaftueshme për të qenë deputet.

Ndryshe, LDK ka 24,87% të votave në gjithë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat