Përfundon numërimi i votave në Shtime, PDK del fituese - Bota Sot
Përfundon numërimi i votave në Shtime, PDK del fituese

Kosova

Përfundon numërimi i votave në Shtime, PDK del fituese

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 21:03
Foto

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat për komunën e Shtimes.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është e para në Shtime me 33.31 për qind të votave, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.44 për qind.

Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 22.90 për qind të votave.

Koalicioni NISMA-AKR-PD  në komunën e Shtimes ka marrë 7.99 për qind, ndërsa AAK-PSD 3.96 për qind.

Subjektet tjera politike kanë marrë 4.25 për qind të votave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...