Arsim Kastrati është në gjendje të rëndë shëndetësore – ka nevojë për ndihmën tuaj

Kosova

Arsim Kastrati është në gjendje të rëndë shëndetësore – ka nevojë për ndihmën tuaj

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:20
Arsim Kastrati

Familja e dëshmorit të lirisë, Esat Katratit nga Zatriqi i Rahovecit ka nevojë urgjentisht për ndihmë për shërimin e djali të vetëm të kësaj familje, Arsim Kastratit.

Arsimi ka nevojë për trajtim dhe transplantim jashtë vendit, mirëpo shumë prej 72 mijë euro është e pa përballueshme për familjen.

Nëna e Arsimit ka kërkuar ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë, bamirësve të të gjitha shtresave të shoqërisë, përfshirë edhe ata të mundësive modeste dhe me zemër të madhe që ta ndihmojnë.

Familja e Arsimit ka hapur një xhirollogari ku ju mund të kontribuoni për shërimin e Arsimin.

Çdo ndihmë e juaja, zvogëlon shumën dhe rritë mundësinë e trajtimit jashtë vendit të Arsimit.

Për ta ndihmuar Arsimin, restorant “Bjeshka” në Rahovec do të organizoj mbrëmje humanitare të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat