Ngucati dhe Temeqina lidhen me rrugë të asfaltuara

Kosova

Ngucati dhe Temeqina lidhen me rrugë të asfaltuara

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot u mbarua asfaltimi i rrugëve në fshatin Ngucat dhe një rrugë që lidhë këtë fshat me fshatin Temeqinë, me gjatësi prej 1450 m,  ku njëra prej këtyre  rrugëve, ka rëndësi të veçantë, pasi u lehtëson udhëtimin e banorëve të  lagjes së “Stolliqëve”,  dhe afro 60 nxënësve t’i vijojnë mësimet në shkollën e fshatit Temeqinë.

Asfaltimin e kësaj rruge dhe dy të tjerave brenda fshatit Ngucat i pa nga afër  Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë ku ndër të tjera tha. “Kjo rrugë edhe dy rrugët tjera brenda fshatit Ngucat, kanë rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në këto lagje dhe ne si qeverisje komunale, jemi të përkushtuar, që me aq sa kemi mundësi buxhetore, t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e banorëve, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, ka thënë Kryetari Begaj”.

Këto rrugë asfaltohen nga buxheti i Komunës së Malishevës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat