Publikohet manuali për gazetarët se si të mbulojnë komunitetin LGBTI

Kosova

Publikohet manuali për gazetarët se si të mbulojnë komunitetin LGBTI

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:09
Foto

Janë publikuar sot dy manuale për gazetarët që mbulojnë çështjet e personave LGBTI dhe për praktikën psikologjike me persona transgjinorë. Manuali për gazetarë “Si ta mbuloni komunitetin LGBTI”, ka për qëllim që të shërbejë si një udhëzues praktik, informues dhe arsimor për gazetarë dhe redaktorë të mediave, për të kryer raportime të sakta dhe etike, si dhe të ofrojnë një mbulim me kuptim cilësor dhe thelbësor të personave LGBTI.

Kurse, manuali për praktikën psikologjike me persona transgjinorë, ka për qëllim të informojë profesionistët e shëndetit mendor për çështje të rëndësishme klinike gjatë punës me persona transgjinorë.

Blert Morina nga organizata CEL, u shpreh se këto dy manuale do të ndihmojnë gazetarët që në mënyrë sa më profesionale të raportojnë për komunitetin LGBTI.

Morina: Ky manual do të shërbej për të raportuar për LGBTI

“Po shpresoj që ky manual do të shërbejë që tash e tutje të gjithë ata të cilët janë duke e ushtruar profesionin e gazetarisë dhe për të gjithë ata që mendojnë me iu fut këtij profesioni me pas një udhërrëfyes, i cili përmban detaje shumë të rëndësishme mbi mbulueshmërinë se si duhet të raportohet për LGBTI”, tha ai.

Kurse, autorja e manualit për gazetarë “Si ta mbuloni komunitetin LGBTI”, Besa Luci, teksa foli për manualin tha se viteve të fundit në Kosovë ka zhvillime pozitive sa i përket qasjes së mediave ndaj komunitetit LGBTI.

Luci: Qëllimi është me qenë sa më i thjeshtë

 “Qëllimi është me qenë sa më i thjeshtë, sa më i kapshëm, sa më informativ, që me iu ndihmua gazetarëve dhe redaktorëve në shkrimet e tyre profesionale në baza ditore në kuadër të mediumeve ku ata punojnë, për të marrë vendime të cilat në mënyrë sa më denjë dhe në mënyrë sa më të drejtë e përfaqësojnë diversitetin shoqëror në mbulueshmërinë e komunitetit LGBT dhe ai është qëllimi i manualit”, tha ajo.

Luci u shpreh viteve të fundit ka më shumë interes nga ana e mediave për të mbuluar komunitetin LGBTI, por që sipas saj ende ka hapësirë për përmirësime.

Luci: Ka hapësirë për përmirësim, sidomos në aspektin e përdorimit të terminologjisë

“Ka hapësirë për përmirësim, sidomos në aspektin e përdorimit të terminologjisë. Shumë shpesh vërejë terminologjia e gabuar përdoret jo domosdoshmërisht me ndonjë qëllim  dashakeq, po përdoret për shkak të mungesës së informatës, mungesës së kuptueshmërisë”, u shpreh ajo.

Publikimi i këtyre dy manualeve është mundësuar nga organizata CEL dhe CSGD. Ndryshe, komuniteti LGBTI nesër do të mbajë paradën e krenarisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat