Në Skënderaj fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Rezallë – Likoc

Kosova

Në Skënderaj fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Rezallë – Likoc

Nga: A.SH Më: 10 tetor 2019 Në ora: 13:59
Bekim Jashari

Në fshatrat e Skënderajt, Rezallë – Likoc kanë filluar punime për zgjerimin e rrugës.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, i cili me ekipin e tij morën pjesë në në përurimin e zgjerimit të kësaj rruge.

Postimi në Facebook:

Lajm i mirë për banorët e bashkësisë lokale të Rezallës dhe Likocit
Sot, filluan punimet në zgjerimin e rrugës Rezallë - Likoc, ku së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, gjeralin Ilaz Dërguti, Ahmet Zabeli, asambleistin Sami Aruçi dhe bashkëpunëtorë morëm pjesë në përurimin e zgjerimit të kësaj rruge.

Jemi të përkushtuar që t’i shtriejmë investimet në çdo pjesë, aty ku qytetarët kërkojnë, në mënyrë që të kemi një infrastrukturë më të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat