Kryesuesi i KPK-së takohet me ambasadorin britanik

Kosova

Kryesuesi i KPK-së takohet me ambasadorin britanik

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:43
Pamje nga takimi

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka pritur në takim Ambasadorin Britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Kryesuesi Hyseni ka falënderuar Ambasadorin Abbott për ndihmën që Ambasada Britanike ka dhënë dhe vazhdon të jep për sistemin prokurorial të Kosovës, duke e vlerësuar këtë ndihmë si shumë të rëndësishme në realizimin e objektivave dhe synimeve të sistemit prokurorial të Kosovës.

Në anën tjetër, Ambasadori Abbott ka thënë se Ambasada Britanike do të vazhdojë mbështetje me qëllim të rritjes se kapaciteteve dhe efikasitetit të sistemin prokurorial të Kosovës në funksion të sundimit të rendit dhe ligjit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për format dhe mënyrat e vazhdimit dhe ngritjes së bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për punën që është duke e bërë projekti britanik “Fuqizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”. Lidhur me këtë, Kryesuesi Hyseni ka thënë se përvoja e ekspertëve britanik të projektit të lartcekur është duke dhënë rezultate të mira në mbështetje të sistemit prokurorial të Kosovës.

Në fund të këtij takimi është biseduar edhe për procesin e fundit zgjedhor dhe punën e sistemit prokurorial lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi. Kryesuesi Hyseni ka thënë se me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë angazhuar një numër i madh i prokurorëve dhe stafit administrativ. Ndërsa puna e bërë nga sistemi prokurorial në ditën e zgjedhjeve është vlerësuar lartë nga Ambasadori Abbott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat