Në Deçan diskutohet shkarkimi i Nasim Haradinajt

Kosova

Në Deçan diskutohet shkarkimi i Nasim Haradinajt

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:16
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇK-së, brenda pak ditëve mund të shkarkohet nga pozita që mban në Komunën e Deçanit. Haradinaj ka thënë  se kjo po bëhet për shkak të bindjeve të tij politike, e që po përkrahë PDK-në e Kadri Veselit. Në anën tjetër, kreu i komunës, Bashkim Ramosaj ka thënë se kjo çështje ende është në fazën e diskutimit.

Nasim Haradinaj nga organizata e veteranëve, mban edhe pozitën e drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Deçanit, tashmë shumë se një vit.

Mirëpo, nga kjo detyrë i njejti mund të shkarkohet brenda pak ditësh.

Vetë Haradinaj po thotë se kjo po bëhet për shkak të bindjeve të tij politike, pasi që i njëjti në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme e zyrtarizoi aderimin e tij në partinë e Kadri Veselit, PDK.

“Më kanë thënë  se po dojnë me më shkarku, më kanë fol për bindje politike pres që nesër ose pasnesër të merret vendimi, për bindje politike nuk kam cka thamë. Bindje politike kurgjo tjetër. Më kanë tregu që do të më shkarkojnë, sepse ke aderu në PDK”, ka thënë Haradinaj, i pyetur për këtë çështje.

Se po diskutohet që Haradinaj ta lirojë pozitën që mban në komunë e ka konfirmuar edhe Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

“Nuk e kemi shkarku e kemi diskutu, nuk e di do të jeni të informumë e kemi diskutu për arsye se jemi kolegë”, ka thënë i njejti shkurtimisht.

Deçani ndryshe njihet edhe si bastion i AAK-së, së Ramush Haradinaj, derisa, në zgjedhjet e fundit në këtë komunë koalicioni 100% ka marrë më shumë se 63% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat