Ky do të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën

Kosova

Ky do të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:36
Parashikimi për datat 11-12 tetor

Sonte gjatë natës mbi rajon do të kalojë një front i ftohtë, që më vonë pritet të sjellë vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu, paralajmëron Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë parashikon se ditën e premte do të mbajë mot më i freskët, derisa gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen.

“Pas kalimit të frontit, në fundjavë, nga Mesdheu dhe Evropa Qendrore do të shtrihen fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore, që do të favorizojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell”, njofton PW.

Parashikimi për datat 11-12 tetor:

11.10.2019 – Herët në mëngjes vranësira dhe reshje lokale shiu. Gjatë ditës më freskët, e vranësirat do të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime. Erë mesatare nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 3.

12.10.2019 – Mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s. Indeksi UV: 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat