108 aktakuza për 24 orë

Kosova

108 aktakuza për 24 orë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:12
Foto

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 108 aktakuza kundër 132 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, kjo Prokurori janë ngritur njëzet e një (21) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm”. I dyshuari  me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë  (9) aktakuza  ndaj nëntë (9) personave për shkak të veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat