Vushtrri, aktivitete për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit

Kosova

Vushtrri, aktivitete për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Green Art Center sot do të organizojë aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili do të mbahet në sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” i iniciuar nga 36 klube të gjelbra nga shkollat e komunës së Vushtrrisë në përkrahje të GIZ në kuadër të projektit “Shërbime të qëndrueshme komunale”.

Ky aktivitet synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Qëllimi kryesor i këtij veprimi të gjelbër është rritja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe shoqërisë civile në aktivitetet mjedisore në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e procesit të zvogëlimit dhe ndarjes së mbeturinave.

Përndryshe Vushtrria është vlerësuar edhe si komuna më e suksesshme në nivel kombëtar, për sa i përket menaxhimit të mbeturinave dhe ndarjen për riciklim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat