Policia e Kosovës pranon donacion të pajisjeve forenzike

Kosova

Policia e Kosovës pranon donacion të pajisjeve forenzike

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:54
Foto

Policia e Kosovës si një nga autoritetet kryesore të zbatimit të ligjit në vend me përkushtimin dhe angazhimet e saj ka treguar një performancë afirmative dhe një bashkëpunim të shkëlqyer edhe në kuadër të projektit IPA 2017 “Luftimin e Krimeve Serioze në Ballkanin Perëndimor”.

Për të konfirmuar këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mbështetjen që gëzon Policia e Kosovës, disa pajisje forenzike sot iu dorëzuan policisë kosovare nga udhëheqësi i projektit gjeneral Gennaro Capoluongo, i shoqëruar edhe nga ambasadori italian në Kosovë Piero Cristoforo Sardi dhe personeli i policisë italiane.

Gjatë pranimit të pajisjeve nga zëvendës drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Samedin Mehmeti, prezentë ishin edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa dhe përfaqësues tjerë nga menaxhmenti i PK-së.

Këto pajisje përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në: set të pajisjeve për inspektimin/ekzaminimin e vendit të ngjarjes (valixhe kriminalistike) i dedikuar për forenzikën, kuti, aparat fotografik profesional, llambë profesionale forenzike të kompletuar me filtra dhe aksesorë/pajisje me rreze të ndryshueshme e të tjera.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat