Dy kompani nga Kosova marrin statusin AEO

Kosova

Dy kompani nga Kosova marrin statusin AEO

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:56
Foto

Dogana e Kosovës sot ka ndarë certifikatat për dy kompanitë kosovare, të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar e njohur me akronimin AEO.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm për Doganën por edhe për bizneset kosovare.

"Për herë të parë në Kosovë certifikohen dy kompani kosovare si Operator Ekonomik të Autorizuar, një status i cili është koncept botëror. Dhe këto kompani plotësojnë privilegje të jashtëzakonshme në procedura doganore", tha ai.

E, Ibrahim Xhaka, koordinator i doganës për AEO tha se edhe më tutje do të inkurajojnë kompanitë kosovare që të aplikojnë për këtë status

Zgjim Mita nga kompania “Automita”, si kompani e certifikua,r tha se ky status i bën edhe më të përgjegjshëm

"Sot po shënojmë një hap të rëndësishëm për doganën, jemi të lumtur që po fitojmë statusin AEO. Me krenari do të mburremi pranë partnerëve të regjionit. Kjo na jep një përgjegjësi të madhe, për të qe ë partner shembull për doganën e Kosovës”, tha ai.

Petrit Shala nga kompania “Galvazin”, u shpreh i lumtur si përfitues i kësaj certifikate.

“Vitin e ardhshëm pritet të hapen edhe dy kompani të reja, ku do të punësohen 50 punëtorë. Falënderojmë Doganën e Kosovës për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat