Oda e Mjekëve organizon kongresin dhe panairin e parë mjekësor

Kosova

Oda e Mjekëve organizon kongresin dhe panairin e parë mjekësor

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 18:43
Oda e Mjekëve

Oda e Mjekëve të Kosovës mbrëmjen e sotme ka organizuar Kongresin dhe Panairin e Parë Mjekësor, i cili u konsiderua si shumë i nevojshëm për përkrahjen e edukimit të vazhdueshëm profesional.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se ky organizim ka për qëllim të themelojë një platformë unike profesionale me të cilën mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë do t’i mundësohet të njihen me trendet bashkëkohore të trajtimit mjekësor.

Sejdiu: Panairi mjekësor i nevojshëm për përkrahjen e edukimit profesional

“Ky organizim ka për qëllim që të themelojë një platformë unike profesionale me të cilën mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor do t’i mundësohet që të njihen njëkohësisht me trendet më bashkëkohore të trajtimit të mjekësor, përmes shqyrtimeve teorike dhe praktike nga njohësit të vërtetuar ndërkombëtarisht në fushat specifike mjekësore. Po ashtu, në kuadër të këtij organizimi, si pjesë komplementare e tij do të jetë Panairi i Mjekësisë, në të cilin do të krijohet mundësia për mjekët dhe profesionistët të tjerë shëndetësor, si dhe kompanive vendore që të ofrojnë shërbime, produkte dhe pajisje mjekësore që ta prezantojnë gamën e tyre prodhuese teknologjike dhe farmaceutike”, tha Sejdiu.

Pjesë e kësaj hapje ceremoniale ishte dhe sekretarja e Përgjithshme e CPME, Annabel Seebohm, e cila pati fjalë të mira për Odën e Mjekëve dhe tha se duke punuar së bashku do të arrijnë rezultate të mirë.

Seebohm: Oda e Mjekëve ka bërë një punë të shkëlqyeshme

“Viteve të fundit Oda e Mjekëve ka bërë një punë të shkëlqyeshëm për të themeluar këtë përfaqësim të Kosovës në BE. Oda është një tregim suksese, ju jeni një organizatë e pavarur e mjekëve”, tha ajo.

Ndërkaq, prodekani i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Faton Rudhani tha se konsolidimi i Odës së Mjekëve ka dhënë hapësirë për shtigje të reja për mjekësinë dhe shëndetësinë kosovare.

Rudhani: Konsultimi i Odës së Mjekëve ka hapur më shumë shtigje për shëndetësinë

“Konsultimi i Odës së Mjekëve ka hapur më shumë shtigje për mjekësinë dhe shëndetësinë kosovare”, tha ai.

Panairi do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat