Në xhamitë e Kosovës mbahen ligjerata për dukurinë e trafikimit të qenieve njerëzore

Kosova

Në xhamitë e Kosovës mbahen ligjerata për dukurinë e trafikimit të qenieve njerëzore

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Në Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz në xhamitë e Kosovës janë mbajtur ligjerata kushtuar dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore.

Këtë e bënë të ditur nga Bashksia Islame e Kosovës  (BIK) me anë të një njoftimi për media, transmeton Klan Kosova.

“Tema e kësaj hytbeje ishte “Dukuria e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dukuria e lypjes si forma të shkeljes së të drejtave dhe dinjitetit njerëzor”. Kjo hytbe ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme  gjegjësisht Sektorit Qendror të Hetimeve Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz-DKKO të Policisë së Kosovës”, thanë nga BIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat