Batalioni i FSK-së fiton medalje të argjendtë në Wales

Kosova

Batalioni i FSK-së fiton medalje të argjendtë në Wales

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:30
Batalioni i FSK-së

Një ekip me 14 ushtarë nga Batalioni i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar Medaljen e Argjendtë në Garën prestigjioze Ushtarake Patrulluese në Shtigje të Gjata “Cambrian Patrol”, në Malet e Zeza (Black Mountains) në Wales.

Këtë vit, 132 ekipe nga 35 vende morën pjesë në patrullën e rëndë 61 kilometërshe.

Ekipi i Kosovës i udhëhequr nga Toger Rilind Idrizi janë përgatitur nëntë muaj për garën. Të gjitha përgatitjet dhe trajnimet janë kryer vetëm nga FSK-ja.

Pjesë e garës kanë qenë kalimi nëpër barriera ujore në temperatura ekstremisht të ulëta, evakuimi i të lënduarve, operacionet e kërkim – shpëtimit dhe puna me media, që ka zgjatur 48 orë, pa asnjë mundësi për pushim.

Toger Xhemajl Mziu, menaxher i ekipit tha: “Ekipi ka punuar jashtëzakonisht shumë në nëntë muajt e fundit, dhe e ka merituar Medaljen e Argjendtë. Të gjithë janë të lodhur, krenarë, dhe presin me padurim të kthehen në Kosovë dhe të ndajnë eksperiencat e tyre me pjesëtarët tjerë të FKS-së.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat