Albin Kurti sot bëri homazhe tek varri i profesor Ejup Statovcit

Kosova

Albin Kurti sot bëri homazhe tek varri i profesor Ejup Statovcit

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:22
Albin Kurti, ka bërë sot homazhe tek varri i profesorit të ndjerë, Ejup Statovcit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe tek varri i profesorit të ndjerë, Ejup Statovcit,

Kurti ka thënë se Statovci ka lënë një zbrazëti të madhe si në botën akademike dhe mësimdhënien universitare, po ashtu edhe në skenën politike institucionale e në moralin publik intelektual.

“Në vitet e ’90-ta Rektori Statovci ia ka ruajtur autonominë Universitetit të Prishtinës, si Universitet i Republikës së Kosovës, por, gjithashtu, edhe ia ka mirëmbajtur cilësinë shkencore, profesionale e kulturore fakulteteve dhe administratës”.

“Ishte në ballë të universitetit më 1991 kur duhej rifilluar ai pas dëbimit nga objektet tona zyrtare, dhe, në ballë të protestave më 1997 kur duhej mbrojtur universiteti dhe studentët”.

“Roli dhe rëndësia e Prof. Ejupit në historinë më të re të Kosovës vazhdojnë të ngelen të pastudiuara mjaftueshëm dhe të pavlerësuara sa duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat