Imri Ahmeti kërkon ndihmë për gjetjen e Shqipdon Alisë

Kosova

Imri Ahmeti kërkon ndihmë për gjetjen e Shqipdon Alisë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:27
Shqipdon Alija

Imri Ahmeti, kryetari i Komunës së Lipjanit, është dukë kërkuar ndihmë nga të gjithë qytetarët për gjetjen e të riut, Shqipdon Alisë, i cili është zhdukur nga 12 tetori i këtij viti.

Ahmeti tha se 12 tetorit ndjejnë trazim, kërkojnë angazhim, masivizimin dhe dinamizmin e kërkimit të të riut nga institucionet kompetente.

“Po kalon edhe kjo ditë e fati i të riut Shqipdon Alija nga Gadimja akoma i paditur për familjen, shokët, qytetarë e Gadimes, të Lipjanit e gjithë Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Na ndihmoni të gjejmë Shqipdonin!

Po kalon edhe kjo ditë e fati i të riut Shqipdon Alija nga Gadimja akoma i paditur për familjen, shokët, qytetarë e Gadimës, të Lipjanit e gjithë Kosovës.

Prej 12 tetorit ndjejmë trazimin tonë, kërkojmë angazhim, masovizimin dhe dinamizimin e kërkimit të të riut Shqipdonit nga institucionet tona kompetente.

Na duhet ndihma e të gjithëve jo vetëm institucioneve por angazhim i të gjithëve për të ardhur deri te e vërteta e fatit të Shqipdonit.

Ju shprehë ngushëllimet e sinqerta edhe për vdekjen e babait të Shqipdonit, ngushëllime gjithë familjës.

Të shpresojmë me durim e angazhim mga të gjithë për lajmin e të vërtetën e fatit të Shqipdonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat