Moti i nxehtë vazhdon edhe gjatë kësaj jave

Kosova

Moti i nxehtë vazhdon edhe gjatë kësaj jave

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 06:05
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se  situata meteorologjike vazhdon të mbetet stabile.

Kjo sipas IHK-se si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferike.

Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat