Ajri në Obiliq në nivele shumë të larta të ndotjes - Bota Sot
Ajri në Obiliq në nivele shumë të larta të ndotjes

Kosova

Ajri në Obiliq në nivele shumë të larta të ndotjes

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit pranë Komunës së Obiliqit ka ngritur shqetësimin e saj për gjendjen e krijuar dhe ndotjes së ajrit në Obiliq.

Kjo drejtori thotë se ky shqetësim vjen duke u bazuar në raportet e inspektuara nga inspektorët e saj dhe raportimet në media e rrjetet sociale.

Në reagim thuhet se nga e premtja deri më sot ajri në Obiliq arrin nivele shumë të lartë të ndotjes.

Image

Po ashtu, pranë këtij termocentrali është krijuar zhurmë dhe erë e cila është e pa durueshme për banorët, kryesisht në orët e mbrëmjes.

“Ne si Drejtori për Mbrojtje të Mjedisit kemi kërkuar disa herë nga Korporata Energjetike e Kosovës që për çdo problematik që paraqitet të njoftohen organet komunale, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur”, thuhet në reagim.

Ata kanë kërkuar nga KEK-u të jap raport të detajuar për gjendjen e krijuar nga Termocentrali A dhe B për ditët e lartpërmendura, në mënyrë që të njoftohet saktë dhe qartë qytetari për shqetësimet e ngritur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat