Gjimnastet nga Kosova nisen për Slloveni

Kosova

Gjimnastet nga Kosova nisen për Slloveni

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:43
Gjimnastet nga Kosova

Gjimnastet e Përfaqësueses së Kosovës, të udhëhequar nga trajnerët Sherife Aliqkaj-Qerimi, Shkumbin Maqastena e Bujar Zatriqi, kanë udhëtuar pak çaste më parë për në Maribor të Sllovenisë.

Në qytetin slloven gjimnastet do të marrin pjesë në garën internacionale Šalamunov Memorial 2019.

Nga klubet e Kosovës janë përzgjedhur tetë vajza dhe pesë djem.

Garueset nga Kosova janë: Bora Hoti, Vilëza  Zeqiri, Valëza Rama, Altina Krasniqi, Regjina Shala, Elena Mangjolli, Diella Latifaj, Viera Gërguri, Elion Vitia, Elvis Çitaku, Ermal Hyseni, Dite Behluli dhe Alfredo Vincenzo. Ekipi kosovar do të qëndrojë në Slloveni deri më 28 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat