Matoshi apelon tek qytetarët: Të mos ndizen zjarre për “pastrim”

Kosova

Matoshi apelon tek qytetarët: Të mos ndizen zjarre për “pastrim”

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2019 Në ora: 18:38
Foto

Ministri në detyrë i ambientit Fatmir Matoshi i ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të mos ndezin zjarre për “pastrim”.

“Përveç problemeve hidrologjike të përcjellura me mungesa të ujit, po percillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretieht shtresës të ulët të saj pranë sipërfaqes së tokës”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Të mos ndizen zjarre për “pastrim”

Situata aktuale e pa volitshme meteorologjike e cila eshte duke vazhduar qe një kohë të gjatë, e percjellur me thatësi, perveç problemeve hidrologjike të përcjellura me mungesa të ujit, po percillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretieht shtresës të ulët të saj pranë sipërfaqes së tokës. Kjo situatë ka mundësuar koncetrim të lartë të ajrit të ndotur, shkaku i lirimit nga tymtarët e KEK-ut, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, por edhe nga zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e Kosovës dhe nga djegia e pa kontrolluar e mbeturinave nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, sidomos gjatë “pastrimit” të kopshteve dhe arave.
Apeloj tek të gjithë qytatarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim” të arave, kopshteve etj.
Po ashtu organet kompetente komunale, inspektorët, policia por edhe qytetarêt të bashkpunojnë me organet kompetente për tejkalim të kësaj situate.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat