MPH ndan shpërblim për komunën e Suharekës

Kosova

MPH ndan shpërblim për komunën e Suharekës

Nga: A.SH Më: 28 tetor 2019 Në ora: 17:29
Bali Muharremaj dhe Fatmir Matoshi

Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka ndarë 100 mijë euro shpërblim për komunën e Suharekës, për angazhimin që ka treguar gjatë fushatës 3 mujore të pastrimit, që realizuam vitin e kaluar.

Postimi i plotë:

Edhe 100 mijë euro shpërblim për komunën e Suharekës, për angazhimin që ka treguar gjatë fushatës 3 mujore të pastrimit, që realizuam vitin e kaluar.

Sot, me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nënshkruam një memorandum bashkëpunimi, me të cilin kësaj komune i ndahen shpërblim 100 mijë euro nga buxheti i MMPH-së.

Jam i lumtur që brenda mandatit tim si Ministër i MMPH kemi përkrahur komunat e Kosovës me milione euro, në përmirësimin e gjendjes së mjedisit, menaxhimin e mbeturinave, rregullimin e shtreterve të lumenjve, ujësjellës e kanalizim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat