E tmerrshme: Kafshët dhe shpendët digjen për së gjalli nga zjarri në malet e Kamenicës

Kosova

E tmerrshme: Kafshët dhe shpendët digjen për së gjalli nga zjarri në malet e Kamenicës

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 20:36
Pamje nga videoja

Ditëve të fundit janë shpeshtuar zjarret në vendin tonë.

Kësaj radhe, Komuna e Kamenicës është ajo që po pëson më së rëndi.

Fotografi, Arian Mavriqi, përmes një videoje ka treguar gjendjen në këto male.

Mavriqi ka thënë se në bazë të dhënave nga zjarrëfikësit, si shkak i zjarreve po digjen edhe kafshët dhe shpendët për së gjalli.

Ky është postimi i plotë:

Mane mend, po kam frike qe ka me zon naj hak i madh kete popull sepse po djegin cka ka te gjalle mbi tokë.

Me treguan zjarrëfiksit që gjatë natës duke i fikë zjarret dëgjojnë klithma dhe britma të kafshëve, shpendve e zvarranikve duke u kallë për së gjalli, dhe kjo nuk i bënë aspak përshtypje disa kriminelve që nuk e njohin as Zotin. Nuk di çka them tjetër perveq secili e marrtë denimin e merituar, nese jo nga denimet e Shtetit atehere prej Allahut ju ardhtë.

Pamje sot, kur zjarret perfshine Komunen e Kamenices.

Tetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat