Drenasit po i shtohen shtatoret e tre heronjve; Shaban, Hamëz e Adem Jashari!

Kosova

Drenasit po i shtohen shtatoret e tre heronjve; Shaban, Hamëz e Adem Jashari!

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facbook ka treguar se kanë filluar punimet në sheshin “Fehmi Lladrovci” për bazamentin e tri shtatoreve të heronjve të pavdekshëm, Shaban Jashari, Hamëz Jashari dhe komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Mbi këtë bazament, do të vendosen shtatoret e tre heronjve, më 28 Nëntor.

Sheshi kryesor i Drenasit, tashmë ka heronjtë e heroinën Xhevë Krasniqi- Lladrovci, Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala”, ka shkruar Lladrovci.

I pari i Drenasit tutje ka thënë se këto shtatore, përjetësohen duke qenë zemra e lirisë, mesazh ndër shekuj se si fitohet liria, këtu ku buron liria jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat