Aktakuzë kundër ish-prokurorit A.M

Kosova

Aktakuzë kundër ish-prokurorit A.M

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

A.M., tani i suspenduar për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, në cilësinë e personit zyrtar – Prokuror i Shtetit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me dashje e ka keqpërdorur pozitën dhe detyrat e prokurorit, në atë mënyrë që me rastin e ngritjes së aktakuzës, në disa raste penale, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin,  ashtu që për kryesit e veprave ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat