Nis ndërtimi i sheshit të Suharekës

Kosova

Nis ndërtimi i sheshit të Suharekës

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:17
Suharekë

Suhareka do të ketë një shesh i cili do të shtrihet në një sipërfaqe bukur të madhe.

Sheshi do të bllokojë rrugën nëpërmes qendrës së qytetit.

Sheshi do të nis nga udhëkryqi te Bodrumi i Verës dhe postës së qytetit, kalon tek Ura e Madhe dhe përfundon te vendi që quhet Ura e Vogël, ose pranë objektit të zjarrfikësve.

E tashmë puna për ndërtimin e tij ka nisur.

Projekti tashmë ka marrë rrugë pasi Ministria e Infrastrukturës ka alokuar 1 milion euro për finalizimin e sheshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat