Jashari përcjellë nga afër punimet në Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik – Syriganë

Kosova

Jashari përcjellë nga afër punimet në Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik – Syriganë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë inspektuar punimet në realizimin e projekteve në rrugët e fshatit Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik - Syriganë.

Me këtë rast kryetari Jashari tha se ky është një projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj zone.

“Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë, pamë nga afër punimet që po zhvillohen në rrugët e fshatit Kotorrë dhe projektin e rrugës nga qendra e Runikut deri në Syriganë. Një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese, ku gjithashtu përfshihet edhe asfaltimi i shumë kilometrave tjerë të segmenteve nëpër fshatrat e kësaj ane.”

https://kk.rks-gov.net/skenderaj/news/kryetari-z-bekim-jashari-percjelle-nga-afer-realizimim-e-punimeve-ne-fshatin-kotorre-dhe-projektin-e-rruges-runik-syrigane/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat