Osmani: Pozita e presidentit dhe kryeparlamentarit bëjnë më pak se ajo e kryeministrit

Kosova

Osmani: Pozita e presidentit dhe kryeparlamentarit bëjnë më pak se ajo e kryeministrit

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:31
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të shtetit, bëjnë me pak se pozita e kryeministrit.

“Pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të shtetit, bëjnë me pak se pozita e kryeministrit”, ka theksuar Vjosva Osmani.

Tutje Osmani tregoi se si do të ndahen ministritë nëse arrihet marrëveshja për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ministria e Financave do të mbesë vetëm”, tregon një skenar Osmani.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të bashkohet me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe disa ministri tjera. Infrastruktura mbetet vetëm. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror do bashkohen. Po ashtu është një skenar ku Ministria e Administratës Publike me MAPL shkrihen. Ministria e Ushtrisë mbesë vetëm, Bujqësia jo, ajo do bashkohet dikund”, ka thënë Osmani.

“Dy ministri do të jenë për komunitete, dhjetë për ne. Por nuk kemi vendosur për cilat ministri do ua lëshojmë minoriteteve”, tregon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat