Kaçaniku asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës, afro 30 mijë votues!

Kosova

Kaçaniku asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës, afro 30 mijë votues!

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 08:23
Ilustrim

Komuna e Kaçanikut do të mbetet pa asnjë deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndonëse kishte 7 kandidatë (nga partitë kryesore politike), kjo qytezë s’ka arritur që ta dërgojë asnjë përfaqësues në institucionin kryesor të vendit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 33.652, derisa në zgjedhje kryesisht dalin afro 15 mijë votues.

E vetmja që për një “fije floku” s’arriti të bëhet deputet është Kosovare Murseli e PDK-së. Kjo e fundit mësohet se mori mbi 6 mijë vota. Me një “grusht” vota para saj bëhet deputete Valdete Idrizi nga Mitrovica.

Vlen të theksohet se kandidatë të ndryshëm nga qytete të Kosovës shfrytëzojnë këtë komunë për të fituar vota, ndonëse pas zgjedhjeve as nuk e shkelin Kaçanikun.

Kjo është një kritikë që po vazhdon të bëhet nga gazetarë dhe shoqëri civile nga kjo komunë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat