Nisin punimet për rregullimin e shtratit të lumit në Nagavc të Rahovecit

Kosova

Nisin punimet për rregullimin e shtratit të lumit në Nagavc të Rahovecit

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:23
Nisin punimet për rregullimin e shtratit të lumit në Nagavc të Rahovecit

Në Nagavc të Rahovecit sot kanë nis punimet në rregullimin e shtratit të lumit që kalon në pesë fshatra në rreth 11 kilometra gjatësi.

Drejtues të komunës së Rahovecit vlerësuan lart përurimin e këtij projekti për rregullimin e shtratit të lumit që do t’i parandalojë vërshimet, të cilat me vite të tëra kanë ndodhur në këtë zonë.

Drejtori për Bujqësi në komunën e Rahovecit Berat Duraku theksoi se banorët e kësaj ane deri tash kanë qenë në hall me vërshimet nga ky lum, por sipas tij, me rregullimin shtratit do të eliminohen këto dukuri, do të rregullohet edhe kolektori për ujëra të zeza.

“Sot zyrtarisht filluan punimet për rregullimin e shtratit të lumit, të një lumi ‘problematik’ i cili vazhdimisht ka dalë prej shtratit dhe ka vërshuar si shtëpitë ashtu edhe tokat bujqësore. Projekti është i mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që është i ndarë në dy pjesë, në dy lote. Projekti ku jemi tani, lloti i dytë përfshinë fshatrat nga Krusha e Madhe, Nagavci dhe deri në Hoçë të Vogël. Është një projekt i madh, vlera e projektit është 555 mijë euro”, theksoi Duraku.

Menaxheri i projektit Berat Duraku shtoi se përveç eliminimit të vërshimeve, projekti përmban edhe gjëra tjera të dobishme për banorët.

“Projekti përveç qëllimit kryesor që është për eliminimin e vërshimeve, do të ketë edhe staza për ecje, do të ketë drunj dekorativ, ndriçim publik në lokacionin ku ka shtëpi ose vendbanim”, deklaroi ai.

I pranishëm në këtë përurim ishte edhe kryetari i Rahovecit Smaj Latifi me bashkëpunëtorë. Projekti në tërësi pritet të përfundojë brenda dy vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat