Motra e nderit, Anna Mmari Peraj, ndihmon nxënësit në atdhe

Kosova

Motra e nderit, Anna Mmari Peraj, ndihmon nxënësit në atdhe

Nga: Maxhun Smajli Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 13:03
Anna Mmari Peraj

Motra e Nderit, Anna Mari Peraj, përmes Bibliotekës Popullore Shqiptare "Akademik Mark Krasniqi", në Pilsting të Bavaisë së Poshtme, po i ndihmon nxënësit në nevojë në atdhe.

Motra e Nderit, Anna Mari Peraj, nga fshati Binç e komunës së Vitisë, tash e 28-të vite është në Kuvendin e Motrave të Nderit "Ursulinen", në Straubing të Bavarisë.

Kjo shqiptare, që nga themelimi i bibliotekës, me 19 tetor 2015, po sjellë në bibliotekë çanta dhe mjete shkollore për nxënësit në nevojë.

Me 19 tetor 2019, në Ditën e bibliotekës, solli 10-të çanta dhe mjete shkollore, të cilat do t'i bashkangjiten 89-të çantave tjera.

Në shenjë të 99-të vjetorit të lindjës së Akademikut, Mark Krasniqi, në Komunën e Vushtrrisë do dergohen 99-të çanta me mjete shkollore.

Sigurimi i 89-të çantave dhe mjeteve shkollore është mundësuar nga afaristet; Isak Neziri dhe Sadik Berisha, si dhe veprimtarët; Afrim Mula dhe Bujar Lajçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat