Mos dilni pa çadër nga nesër, ky është parashikimi i motit

Kosova

Mos dilni pa çadër nga nesër, ky është parashikimi i motit

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

 21:37 | 10 Nentor 2019

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe javën që vjen në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu, shkruan lajmi.net.

Sa i përket temperaturave, IHMK ka njoftuar se ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat