Mbahet konferenca ndërkombëtare “Bashkëpunimi universitet-industri në inovacion”

Kosova

Mbahet konferenca ndërkombëtare “Bashkëpunimi universitet-industri në inovacion”

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 07:30
Ilustrim

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në partneritet me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg sot organizon konferencën “Bashkëpunimi universitet-industri në inovacion”.

Kjo konferencë ndërkombëtare synon të paraqesë boshllëqet ekzistuese dhe masat e nevojshme për forcimin e bashkëpunimit midis universiteteve dhe industrisë në Kosovë, të identifikojë mënyrat dhe hapat konkretë për të krijuar një mjedis të favorshëm për përfshirje më të gjerë të kompanive në akademi, si dhe zhvillimin e strategjive për rritjen e punësimit të studentëve në kompani dhe rolin e universitetit në zhvillimin e inovacionit.

Për më tepër, praktikat austriake do të prezantohen dhe diskutohen si shembuj të mirë, të cilat do të pasohen nga dy sesione me ekspertë nga vendi dhe ndërkombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat