100 asistentë do të punojnë në shkolla me fëmijët me nevoja të veçanta

Kosova

100 asistentë do të punojnë në shkolla me fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit kishte paraparë që këtë vit të punësohen rreth 100 asistentë, të cilët do të punonin në shkolla me fëmijët me nevoja të veçanta. Për këtë qëllim janë kryer trajnime të shumta si dhe është ndarë buxheti i nevojshëm, por shumica e komunave ende nuk i kanë shpallur konkurset për pranimin e tyre. Zyrtarë të Ministrisë se Arsimit thonë se janë të befasuar me këtë gjendje, pasi kjo ka qenë kërkesë e komunave dhe angazhimi i tyre është i domosdoshëm.

Udhëheqësja e Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Ministrinë e Arsimit, Lulavere Behluli, tha për Radio Kosovën se pas kërkesave të shumta nga drejtoritë komunale të arsimit është bërë përgatitja e 100 asistentëve si dhe është ndarë buxheti, por komunat ende nuk i kanë shpallur konkurset për pranimin e tyre.

 “ Ne si ministri i kemi bërë të gjitha përgatitjet për sa i përket mjeteve  buxhetore dhe pwrgatitjes se asistenteve, pasi që për secilën komunë ka qenë një vijë e veçantë  buxhetore. Për të gjitha komunat, kur është ndarë buxheti në muajin mars, ju  kanë ndarw mjetet dhe normat. Por tani krejt ky proces varet prej komunave dhe problemeve të brendshme që ata kanë pse nuk i kanë shpall konkurset deri tani”, Behluli.

Behluli po ashtu tha se kjo gjendje është dekurajuese për ministrinë  pasi kjo ka qenë kërkesë e komunave dhe prindërve, dhe angazhimi i këtyre asistentëve është i domosdoshëm.

” Sipas planifikimit që është bërë deri tani është dashur që të gjithë asistentët të jenë të punësuar. Mirëpo për neve është akoma e paqartë pse ky reagim kaq i ngadalshëm i komunave, duke e pasur parasysh që ato e dinë mirë se çfarë nevojash të mëdha kanë shkollat, prindërit, dhe nxënësit me nevoja të veçanta për këta asistentë. Me të vërtetë kjo është një gjë dekurajuese për neve si ministri”, tha Behluli.  

E drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, që ka rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta, Shpresa Shala, i tha Radio Kosovës se kur është ndarë linja buxhetore është bërë një gabim që këta asistentë janë paraparë si pjesë e administratës dhe për ketë arsye nuk ka qenë e mundur të shpallet konkursi. Por  me ligjin e ri është duke u rishikuar mundësia që deri në fund të vitit të shpallet konkursi, tha Shala 

 “ Kërkesa e parë nga unë si drejtoreshë e arsimit ka qenë për Burimet Njerëzore që të punësohen e asistentët që do të punojnë me fë me fëmijët me nevoja të veçanta. Por përgjigja e tyre ka qene së është bërë një gabim në vijën buxhetore që 12 asistentë të cilët janë paraparë për Komunën e Prishtinës janë vendosur në administratë e jo në arsim. Tani me ligjin e ri për administratë, jemi duke e shikuar mundesinmundesinë për të  gjetur bazë ligjore që të shpallim konkursin”, tha Shala.

Komunat të cilat deri me tani nuk kanë shpallur konkurs për pranimin e asistentëve të rregullt që do të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta janë: Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Prizreni dhe disa komuna të tjera.

Në shkollat publike të vendit ka mungesë të  shërbimeve për nxënësit me nevoja të veçanta. Asistentët që punojnë aktualisht nëpër disa shkolla, paguhen nga prindërit dhe ndihmohen nga shkollat në bashkëpunim me organizata të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat