Mësoni si do të jetë moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme

Kosova

Mësoni si do të jetë moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 19:33
Ilustrim

Reshjet e shiut që kanë filluar orëve të pasdites në Kosovë pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës, e vende-vende edhe nesër gjatë mëngjesit, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “vorbulla ciklonike nga Mesdheu po zhvendoset mbi Itali, e ditën e nesërme do të depërtojë në veri të rajonit. Ky ciklon gjatë ditës së sotme mbi rajon solli vranësira, erëra të forta dhe të reshura shiu”.

Ditëve në vijim do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, ndërkaq gjatë fundjavës mbetet mot i ngrohtë dhe me vranësira të ndryshueshme, njofton PW.

Parashikimi për datat 13-14 nëntor:

13.11.2019 – Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiut. Gjatë ditës mot i ngrohtë, me vranësira dhe erë. Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 7-16m/s. Indeksi UV: 2.

14.11.2019 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje pjesërisht vranët. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s. Indeksi UV: 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat