Për këtë arsye mbetën në terr banorët e Fushë Kosovës sot

Kosova

Për këtë arsye mbetën në terr banorët e Fushë Kosovës sot

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 20:01
Ilustrim

Që nga mëngjesi i ditës së sotme në Komunën e Fushë Kosovës ka mungesë të Energjisë Elekrtike.

Banorët e kësaj komune janë ankuar lidhur me këtë gjë.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësi e KEDS’it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se ujësjellësi e ka dëmtuar linjën qe furnizon ate pjese prandaj kanë pasur mungesë të energjisë elektrike.

“Ujësjellësi e ka dëmtuar linjën qe furnizon atë pjese. Ekipet e KEDS’it kane dale menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe e kane rregulluar gradualisht. Tash shumica e  konsumatorëve kane energji elektrike”, ka thënë Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat