Zyrtarët e KEDS-it flasin për reduktimet e energjisë elektrike këtë dimër

Kosova

Zyrtarët e KEDS-it flasin për reduktimet e energjisë elektrike këtë dimër

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 08:49
Ilustrim

Kosova po hyn në dimër, stinë kjo në të cilën rritet konsumi i energjisë elektrike për shkak të uljes së temperaturave.

Shumë kosovarë si burim kryesor të ngrohjes e kanë energjinë elektrike, gjë e cila shpeshherë ka shkaktuar probleme sa i përket furnizimit të qëndrueshëm me rrymë, për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme energjetike në Kosovë.

Ndër vite, prej pasluftës, zona të ndryshme të vendit, sidomos ato jourbane, janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, gjë e cila ka shkaktuar probleme dhe pakënaqësi te konsumatorët, shkruan Gazeta Sinjali.

Sivjet kur kanë filluar të bien temperaturat dhe pritet të hyjmë në stinën e dimrit, zyrtarët e KEDS-it nuk garantojnë furizim stabil me energji elektrike.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala deklaron se furnizimi me këtë artikull elementar varet prej funksionimit të sistemit të disa kompanive që aktualisht merren me prodhimin dhe distribuimin e energjisë.  

“Furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i lidhur përmes zingjirit të disa kompanive, ku përfshihet KEK si prodhues, KOSTT-I si operastor i tregut dhe transmisionit, KEDS-i si distributor dhe KESCO si furnizues. Në situatën aktuale, nëse cdo kompani punon sipas planit, konsumatorët do të furnizohen normalisht dhe në mënyrë konstante me energji elektrike.”, thekson Buzhala për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësi i KEDS-it thekson se sistemi energjetik në Kosovë nuk mund të shihet vetëm si KEDS, por si sistem i ndërtuar nga disa kompani që kanë disa detyra të caktuara, me qëllimin e vetëm që të plotësojnë kërkesat e qytetarëve për energji elektrike.  Ai shton se KEDS-it dhe KESCO I kanë bërë përgatitjet e duhura që qytetarët të mos përballen me mungesë të rrymës si pasojë e ndonjë avarie të mundshme.

“Sa i përket KEDS-it dhe KESCO-s, ne kemi bërë përgatitje maksimale që furnizimi të jetë sa më stabil, duke bërë mirëmbajte të vazhdueshme, sikurse investime të fuqishme anëkënd vendit, me fokus në zonat ku rrjeti i trashëguar nga koha kur distribucioni ishte asset ublik ishte në gjendje më të rëndë”, thekson Buzhala.

Dje, gazeta Sinjali raportoisesi disa zona urbane të kryeqytetit mbetën për disa orë pa energji elektrike. Kjo gjendje sipas zyrtarëve të KEDS-it u shkaktua si rrjedhojë e punimeve për përmirësimin e rrjetit elektrik dhe punimeve në digjitalizim të rrjetit elektrik, përkatësisht vendosjes së sistemit SCADA. Sipas tyre, ky investim po bëhet për të mirën e konsumatorëve,  që ata të kenë shërbime sa më kualitative dhe rrjet më efikas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat