QKMF-së në Malishevë i dhurohet një autoambulancë - Bota Sot
QKMF-së në Malishevë i dhurohet një autoambulancë

Kosova

QKMF-së në Malishevë i dhurohet një autoambulancë

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:46
Ilustrim

Autoambulanca, e cila është donacion nga fondacioni gjerman “Luftbrucke”, i është dorëzuar sot Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Vetura është sjellë nga përfaqësuesi i fondacionit, humanisti Rudolf Broer, ndërsa fillimisht ajo dhe çelësat i janë dorëzuar kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, e më pas ky i fundit i ka dorëzuar QKMF-së në Malishevë.

“Malisheva ju ka shumë borxh dhe nuk do t’ju harroj asnjëherë. Ju jeni një humanist i madh dhe Komuna e Malishevës gjithmonë do ju kujtojë të tillë. Ju jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë për komunën tonë”, tha mes tjerash kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, me rastin e pranimit të donacionit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat