QKUK dhe spitalet regjionale furnizohen me pajisje mjekësore me vlerë 800 mijë euro

Kosova

QKUK dhe spitalet regjionale furnizohen me pajisje mjekësore me vlerë 800 mijë euro

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:08
Foto

Të gjitha sallat operative të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve regjionale janë duke u pajisur me tavolina dhe llamba operative, vlera të cilave është rreth 800 mijë euro.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu tha se tashmë kontingjentet me këto pajisje operative  kanë  arritur dhe se të gjitha sallat do të pajisjen me llamba dhe tavolina operative.

Sipas tij, këto pajisje kanë qenë shumë të nevojshme me qëllim të modernizimit të sallave operative.

Sejdiu: QKUK dhe spitalet regjionale pajisjen me tavolina dhe llamba operative

“Jemi në zbrazje të pajisjeve për sallat operative ku nënkupton tavolina operative me llamba operative që mund të themi se janë pjesa kryesore e sallave operative. Mund të them se kjo është vetëm një prej furnizimi, sepse janë diku furnizim për të gjitha sallat kirurgjike në spitale regjionale vetëm ka filluar liferimi dhe montimi i tyre. Njëkohësisht edhe nëpër sallat e Qendrës Klinike Universitare, ku vlera e përafërsisht është rreth 800 mijë euro dhe kjo është një prej pjesëve të furnizimit me pajisje mjekësore, kushteve të mira dhe modernizim të sallave operative që ka qenë mjaftë i nevojshëm”, tha ai.

Sejdiu theksoi se përmes furnizimit me pajisje mjekësore moderne po punohen në ofrim të shërbimeve sa më cilësore.

Sejdiu: Përmes kushteve të mira dhe pajisjeve moderne ngritet niveli i shërbimeve mjekësore

“Të gjitha klinikat janë duke u furnizuar në vazhdimësi me pajisje mjekësore dhe këto do të ndikojnë gjithsesi në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sa më cilësore të jenë ato, sepse mjekët, gjithsesi kemi mjaft ekspertë në QKUK, por kur të ofrosh kushte të mira dhe pajisje moderne, atëherë dihet që rritet edhe performanca dhe niveli i shërbimeve shëndetësore”, theksoi Sejdiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat