Mbyllje e përkohshme e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit - Bota Sot
Mbyllje e përkohshme e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit

Kosova

Mbyllje e përkohshme e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 22:03
Brezovica

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.

MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat