Moti gjatë kësaj jave

Kosova

Moti gjatë kësaj jave

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 06:58
Ilustrim

Gjatë javës mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje shiu. Nga e mërkura rënie e lehtë e temperaturave.

17.11.2019 - Fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe, e më pas edhe nga rajoni ynë, do të kushtëzojnë ditëve në vijim mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me kalimin e sistemeve frontale mbi vend do të sjellin edhe të reshura shiu. Ditën e mërkurë në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore.
Orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të krijohen kushte edhe për mjegulla.
Edhe gjatë kësaj periudhe vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, por për shkak mundësisë për formimin e mjegullave, kohëpaskohe do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.

18.11 - Në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.
19.11 - Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht vranët. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
20.11 - Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje pjesërisht vranët.
21.11-22.11 - Kryesisht me vransira. Të enjten në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e ditën e premte, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, edhepse në pjesën e dytë të javës do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, e maksimalet nga 12C deri në 16C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s, e në pjesën e dytë të javës lehtë nga verilindja-lindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera të normales.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat