Skenderaj, hapet panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve

Kosova

Skenderaj, hapet panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 12:33
Skenderaj, hapet panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve

Sot në Skenderaj është hapur panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve i cili do të presë vizitorët për tri ditë radhazi.

Shumë kultivues të produkteve bujqësore nga Skenderaj dhe komunat e tjera po marrin pjesë në këtë panair.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, pasi vizitoi stendat tha se bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje të fuqishme nga komuna e Skenderajt.

“Në këtë panair, fermerët do të kenë mundësi të promovojmë prodhimet e veta, ndërsa qytetarëve iu ofrohet mundësi e mirë për të blerë produkte origjinale dhe bio. Bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje të fuqishme nga komuna e Skenderajt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat