Publikohet raporti i monitorimit të prokurimit publik të komunave

Kosova

Publikohet raporti i monitorimit të prokurimit publik të komunave

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 07:21
Ilustrim

Iniciativa për Progres (INPO) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Projektit “Kërko drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë”, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan sot organizon tryezën me temë “Prokurimi sinonim i korrupsionit”.

INPO dhe IKD gjatë kësaj tryeze do të prezantojnë raportin “Prokurimi i ‘përligjur’ në komunat e Kosovës: Raport i monitorimit të prokurimit publik në komunat e Republikës së Kosovës”.

Ky raport vjen si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit të aktiviteteve të prokurimit në të gjitha komunat e Kosovës.

Ky raport përmban gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet konkrete rreth prokurimit të komunave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat